15:53 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Nait Hasani voton pro demarkacionit

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillim të seancën për ratifikimin e marrëveshjes kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas burimeve të Indeksonline ndër deputetët që do të votojnë pro kësaj marrëveshje është Nait Hasani i PDK-së, i cili bindshëm kishte kundërshtuar atë deri pak kohë më parë.

Duhet përkujtuar që orë më parë deputeti Nait Hasani është takuar me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj ku edhe janë parë shumë të afërt në një fotografi të publikuar në Facebook.

Dita e sotme  thuhet të jetë vendimtare lidhur me demarkacionin, një ndër kushtet kryesore që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen./Indeksonline/