11:04 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nantes do ta padis Cardiffin nëse nuk i paguan 17 milionë eurot për Salan

Skuadra franceze Nantes vazhdon të kërkoj paratë për Emiliano Salan, pavarësisht që ai nuk jeton më.

Sulmuesi argjentinas kishte nënshkruar kontratë me Cardiffin, duke thyer rekordin e klubit për 17 milionë euro.

Gjatë udhëtimit nga Franca në Uells, aeroplani i Sala u rrëzua dhe pas disa ditësh kërkime u gjend trupi i tij i pajetë në det.

Kontrata kishte parashikuar që kjo shumë e parave të paguhej me këste.

Nantes ka paralajmruar që do të marrë masa ligjore ndaj Cardiffit nëse merr paratë e veta. /Indeksonline/