21:55 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Napoli bën transferimin e parë të epokës “Ancelotti”

Napoli ka zyrtarizuar në radhët e veta sulmuesin e Bolognas, Simone Verdi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nënkampione e Serie A përmes një njoftimi për media.

Napoli do të duhet të paguaj Bolognës 25 milionë euro për shërbimet e 25 vjeçarit.

Në dy vite te Bologna, Verdi ka zhvilluar 62 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola. /IndeksOnline/

Temat: