22:51 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Napoli dhe Fiorentina dhurojnë spektakël në xhiron e parë në Serie A

Napoli ka arritur të shënojë fitore me rezultat të “çmendur” 4:3 ndaj Fiorentinës në ndeshjen më të bukur të kësaj jave.

Fiorentina ishin të parët që kaluan nЍ epërsi me anë të Pulgar që ishte i saktë nga pika e bardhë, ndërsa fundi i pjesës së parë ishte i tmerrshëm për “Violan”.

Mertens shënoi supergol në minutën e 38-të, para se Insigne të shënonte nga penalltia dy minuta para fundit të pjesës.

Milenkovic barazoi rezultatin në të 52-tën, ndërsa nuk vonoi shumë dhe Callejon riktheu epërsinë për Napolin në minutën e 56-të.

Menjëherë pas inkuadrimit në lojë, Prince Boateng shënoi në debutim për Fiorentinën por pas dy minutave Insigne shënoi për epilogun përfundimtar.

Edhe Ribery gjithashtu shijoi disa minuta në ndeshje, por nuk la ndonjë shenjë./Indeksonline/