16:54 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Napoli nuk ka të ndalur, mban frontin në Serie A

Napoli ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së 25-të të Serie A, pas ka mposhtur SPAL me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Allan në minutën e gjashtë të takimit.

Me këtë fitore, Napoli mban kryesimin e Serie A me 66 pikë, një më shumë se Juventusi. /IndeksOnline/