11:48 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Napoli transferon futbollistin e Betisit? Jorginho te City (Foto)

Skuadra e Napolit është duke kërkuar futbollistë të ri për sezonin 2018/19.

Klubi italian është afër ta transferoj mesfushorin e Real Betis, Fabian Ruiz, shkruan IndeksOnline.

Ruiz shihet si zëvendësues i Jorginhos, i cili me gjasë do të largohet nga Serie A për te Manchester City në Premierligë.

Mesfushori i Betisit vetëm 22 vjeçar, ka zhvilluar afro 100 paraqitje dhe ka shënuar 8 gola.

Ai më parë ishte i huazuar te klubi i Elches, ku bëri 18 paraqitje dhe shënoi një gol./IndeksOnline/