22:42 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Natë e çmendur në Madrid, kualifikohet Reali (Video)

Real Madrid është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi eliminoi Juventusin me një gol të Ronaldos në minutën e 95-të nga penalltia.

Juventusi u mendua se do të bëjë çmendurinë pasi përmbysi avantazhin e ndeshjes së parë prej 3-0.

Golat për Zonjën e vjetër i shënuan  dy Mandzukic (2’ dhe 37’) dhe Matuidi në minutën e 61-të.

Mirëpo Reali arriti të  nxjerrë një penallti në minutat shtesë, që në gol e realizoi, Cristiano Ronaldo në minutën e 98-të. /IndeksOnline/