09:19 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

NBA: Shkëlqen Westbrook, Oklahoma mposht Jazz

Tri ndeshje të luajtura mëngjesin e sotëm në NBA, me Oklahomën që fitoi 100-94 ndaj Utah Jazz, duke korrur suksesin e 12-të sezonal.

Një ndeshje e mirë e Thunder, me Westbrook që shkëlqeu në parket, duke realizuar 34 pikë, 13 rebaund e 14 asist, mbështetur edhe nga George me 21 pikë e Adams 20 pikë.

Një lojë e mirë e skuadrës së Oklahomës, ndërsa për Jazz u dallua Mitchell, autor i 31 pikëve, por që mbetën për statistikë.

 

Fiton edhe Washington, që mundi 106-92 Portland, ndeshje e dominuar nga miqtë, me Brdadley Beal që realizoi 51 pikë, lider për Washington.

Për vendasit u dallua Lillard me 30 pikë, por që s’mjaftuan për tqë evituar humbjen.

Pas një loje spektakolare, skuadra e Toronto mundi 126-113 Phoenix, një sfidë e hapur deri në fund. Plot 7 lojtarë të ekipit kanadez realizuan mbi 13 pikë, me DeRozan e Loëry që e mbyllën me nga 20 pikë secili.

Temat: