18:07 / E Shtunë, 30 Tetor 2021 / C E

Ndalen Liverpooli e City, Chelsea e shfrytëzon më së miri

Liverpooli ka humbur dy pikë në shtëpi kundër Brightonit.

Reds kanë barazuar 2-2 edhe pse ishin në epërsi të dyfishtë në fillim të pjesës së parë.

Golat për Liverpoolin i shënuan Handerson (4’) dhe Mane në minutën e 24-të.

Për Brightonin realizuan Mwepu në minutën e 41-të dhe Trossard në minutën e 65-të.

Humbje befasuese ka pësuar Manchester City.

Skuadra e Guardiolës u mposht nga Crystal Palace me rezultat 0-2.

Këto rezultate negative i ka shfrytëzuar Chelsea që ka fituar 3-0 dhe ka ‘blinduar’ kreun e tabelës.

Blutë janë në vendin e parë me 25 pikë, tri më shumë se Liverpooli dhe pesë më shumë se City. /IndeksOnline/