19:52 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ndalesa për hyrjen e veturave në kryeqytet, mund të kthehet prapë!

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e ka vlerësuar si të suksesshëm ndalimin e veturave në Prishtinë, që ndodhi si masë e ndërmarrë nga institucionet kundër ndotjes së ajrit.

Këto komente ministrja Reshitaj i bëri në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, ku tha se një masë e tillë e ndalimit të automjeteve, mund të ndodhë edhe në të ardhmen, në rast nevoje.

Duke folur për termocentralin ‘Kosova e Re’, ministrja e ambientit tha se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen deri sa në të është paraparë përfshirja e filtrave të teknologjisë së fundit.

Ministrja foli edhe për angazhimin e ekspertëve japonez, me qëllim, gjetjes së ndotësve më të mëdhenj të ajrit në vend, deri sa rezultatet preliminare i presin në pranverë.