08:11 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Ndalimi i makinave, autobusët stërmbushen nga udhëtarët (Foto)

Për shkak të ndotjes së madhe të ajrit, Komuna e Prishtinës ka ndaluar qarkullimin e makinave në qendër të Prishtinës.

Ndërkaq, komuna ka njoftuar se trafiku urban do të jetë pa pagesë dhe do të shtohet numri i autobusëve.

Por, numri i autobusëve ka mbetur i njëjtë.

Indeksonline ka siguruar disa foto ku shihet autobusi urban në Kodrën e Trimave i stërmbushur nga udhëtarët./Indeksonline/