08:36 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Krijohen kolona të mëdha në këtë pjesë të Prishtinës

Ndalimi i qarkullimit të veturave nëpër qendër të kryeqytetit po vazhdon edhe ditën e sotme.

Kjo ka bërë që në mëngjes të krijohet kolonë e madhe në Ulpianë tek QKUK dhe rrethi me flamur, shkruan Indeksonline.

Megjithëse, shumica e qytetarëve të Prishtinës po përdorin autobusët për udhëtim, ka të tjerë të cilët po mundohen të gjejnë rrugë alternative me veturat e tyre.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës ka paralajmëruar se ndalimi i qarkullimit të veturave nëpër qendër do të vazhdojë edhe sot, pastaj edhe do bëhet vlerësimi nëse do vazhdohet më tutje ose jo./Indeksonline/