13:40 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Ndalohen dy djemtë e Azem Hajdarit

Dy djemtë e të ndjerit Azem Hajdari janë ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit me akuzën se kanë dhunuar një person.

Sipas informacioneve të para konflikti raportohet se ka ndodhur në datën 27 dhjetor 2017 në një lokal në Tiranë.

Ndërkohë Kirjald dhe Azem Hajdari janë ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit më 2 janar 2018. Pasi janë marrë në pyetje ata janë lënë të lirë.

Lajmi u raportua nga gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Temat: