09:33 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ndalohet në Aeroportin e Prishtinës bashkëshortja e kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri

Policia e Kosovës ka ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, bashkëshorten e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë thënë se ndalimi i saj është bërë sot në mëngjes derisa ajo ka shfrytëzuar Aeroportin.

Deri të ndalimi erdhi pasi ajo kishte një urdhërarrest për shkak të gjobës së papaguar të shqiptuar në trafik./Indeksonline/