11:01 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Ndër viktimat në Sri Lankë edhe tre fëmijët e miliarderit danez, pronarit të ASOS

Tre fëmijët e miliarderit danez, Anders Holch Povlsen kanë humbur jetën nga sulmet vetëvrasëse terroriste që ndodhën së fundi në Sri Lankë.

Fëmijët e Holch Povlsen ishin duke vizituar Sri Lankën gjatë festës së Pashkëve, e tre prej tyre mbetën të vdekur.

46 vjeçari pronar i ASOS, pronari më i madh i tokave privatë në Skoci, si dhe aksionari i dytë më i madh i firmës gjermane, Zalando, transmeton Indeksonline.

Fëmijët

Vdekjen e tre fëmijëve e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës.

Ndryshe numri i të vdekurve nga shpërthimet në Sri Lankë ka arritur në 290, kurse rreth 500 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur./Indeksonline/


Anders Holch Povlsen me gruan e tij Anne Storm Pedersen