19:28 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ndërprehet ndeshja e e grupit të Ballkanit mes Cluj dhe Slavia Prahës, kjo është arsyeja

Është nderprerë për disa minuta ndeshja e Grupit G mes Cluj dhe Slavia Prahës në Conference League, grup ky ku bën pjesë edhe skuadra kosovare Ballkani.

Arsyeja e ndërprerjes së ndeshjes është se një tifoz kishte probleme shëndetësore, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja është nderprerë në minutën e 27-të, kurse autoambulanca është futur dhe ka dhënë ndihmen e parë tifozit.

Pas ndihmës tifozi me probleme shëndetësore është derguar për në spitalin e qytetit.

Cluj është duke udhëhequr me rezultat 1-0 ndaj Slavia./IndeksOnline/