75 Mall Live Search
14:47 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Ndërpriten fluturimet në Amsterdam dhe Gjermani

Pas stuhive të shumta që goditën Amerikën dhe Evropën, vende të shumta kanë mbetur me dëme të mëdha.

Aeroportet në Holandë, kanë filluar me ndërprerje të gjitha fluturimeve, për një kohë derisa gjendja të përmirësohet.

Erërat e fuqishme kanë dëmtuar vendin me rrëzime të lisave si dhe shkatërrimin e shumë ndërtimeve, transmeton Indeksonline.

Të paktën 260 fluturime janë ndërprerë kurse trenat, tramvajet dhe autobusët u ndalën në gjithë vendin pasi u paralajmërua për një mot të tillë.

Përpos në Amsterdam edhe Gjermania ka pezulluar shërbimet e udhëtimit teksa vetëm në Mynih tetë fluturime nga Lufthansa janë anuluar sipas operatorit të aeroportit./Indeksonline/