Ndërpritet energjia elektrike, vonesa të shumta në aeroportin e Atlantës
Një ndërprerje e papritur e energjisë elektrike në aeroportin ndërkombëtarë të Hartsfield- Jackson në Atlanta ka çuar në pezullimin e fluturimeve dalëse dhe vonesa të mëdha.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi ndërprerjen e saj, por zyrtarët e kompanisë së energjisë po përpiqen ta rregullojnë problemin, transmeton Indeksonline.
Fluturimet e planifikuar për të arritur nga aeroportet e tjera po aterojnë në aeroporte tjera, apo po mbahen në aeroportet e tyre para nisjes.
Ndërprerja ka shkaktuar vonesa në pikat e kontrollit të sigurisë dhe në pista./Indeksonline/.