23:54 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Ndërpritet ndeshja e parë finale e play-offit, kjo është arsyeja

Është ndërprerë ndeshja e parë finale e play-offit në Ligën e Femrave në basketboll të enjten mbrëma në palestrën “Kagaraci” në Pejë ndërmjet Penzës dhe Bashkimit nga Prizreni.

Ndeshja është ndërprerë kur në semafor kishin mbetur edhe 3 minuta e 31 sekonda para përfundimit të takimit dhe pranë rezultatit 51:40 në favor të prizrenaseve.

Deri te ndërprerja e ndeshjes ka ardhur pasi që një zyrtare e skuadrës pejane e ka sulmuar gjyqtarin e ndeshjes.

Të premten Komesari i Garave në FBK pas shikimit të raportit të vëzhguesit dhe gjyqtarëve të ndeshjes, si dhe deklaratave shtesë nëse ato janë të nevojshme, pritet të marr vendim për këtë ndeshje konform Propozicioneve të Garave dhe Rregullores së Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës./IndeksOnline/