08:12 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Ndërrohet një gjeneratë e tërë e Kosovës

Kosova U21 të hënën ka publikuar listën për ndeshjet miqësore kundër Turmenistanit dhe Maltës.

Trajneri Rafet Prekazi për ciklin e ardhshëm garues nuk do të ketë në dispozicion lojtarë që patën barrën kryesore gjatë kualifikimeve për kampionatin evropian, si Florent Hasani, Visar Bekaj, Ylber Maloku, Albert Dabiqaj, Valmir Sulejmani etj.

Të gjithë këta kanë kaluar moshën e lejuar mbi 21 vjeçare për të zhvilluar ndeshje zyrtare. Kosova U21 në qershor do të filloj kualifikimet për evropianin e vitit 2021.

“Dardanët” janë në grup me Anglinë, Andorrën, Shqipërinë, Austrinë dhe Turqinë. /Indeksonline/