15:21 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Ndërroi jetë njeriu që e shpalosi flamurin Kuq e zi në Parlamentin e Maqedonisë

Ka ndërruar jetë ish-anëtari i Partisë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve në Maqedoni, Sali Ramadani  dikur deputet i PPD apo më vonë PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë.

Ai kujtohet për nxjerrjen e flamurit kuqezi në foltoren e Parlamentit të Maqedonisë, ngjarje tensionuese kjo që ndodhi vetëm një ditë para ngjarjeve të Gostivarit.

Një pjesë e madhe e mediave dhe ekspertëve maqedonas për çështje juridike, që edhe sot janë protagonistë aktual në politik kërkuan arrestimin e tij.

Kryetar i parlamentit ishte socialdemokrati Tito Petkovski, i cili reagoi ashpër, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve për heqjen e deputetit Ramdani nga foltorja.