12:06 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Ndërron jetë Baba Mumin Lama, një nga udhëheqësit e Bektashinjve

Ka ndërruar jetë udheheqësi shumëvjeçar në Teqen e Bektashinjve në Gjakovë, Baba Mumin Lama.

Lajmin e ka dhënë kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

“Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Baba Mumin Lamës.
Baba Mumini, i cili për shumë vjet udhëhoqi Teqen e Bektashinjve në Gjakovë, ishte person i dashur dhe i respektuar për të gjithë. Ai ishte mik për të gjitha komunitetet fetare jo vetëm në Gjakovë, por edhe më gjerë.

Baba Muminin do ta kujtojmë për urtësinë dhe intelktualitetin e rrallë që aq bukur dinte t’a përçonte edhe te të tjerët.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë komunitetit bektashian në Gjakovë, Kosovë e Shqipëri”, thuhet në njoftim./Indeksonline/