10:37 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ndërron jetë Bujar Gjurgjeala, ish-kryetar i KB Bashkimit dhe kontribues i çështjes kombëtare

KB Bashkimi ka njoftuar për një lajm të hidhur në paraditën e sotme.

Klubi prizrenas e ka bërë ditur se ka ndërruar njëri prej figurave kryesore të basketbollit të Prizerenit.

Bëhet fjalë për Bujar Gjurgjeala, i cili kontriboi në maksimum për zhvillimin dhe ngritjen e basketbollit në këtë vend, transmeton IndeksOnline.

Përveç kësaj, Bujari ishte edhe një patriot që bëri shumë për çështjen kombëtare.

Bujari ishte president i KB Bashkimit për shumë vite ku ndihmoi skuadrën drejt zhvillimit të mëtejshëm.

Përndryshe, varrimi i tij do të bëhet gjatë ditës së sotme në Prizren./IndeksOnline/

Image may contain: 1 person, closeup