Ndërron jetë futbollisti i njohur sllovak (Foto)
Futbollisti nga Sllovakia, Juraj Halenar ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare.
Ish lojtari i shumë skuadrave në Sllovaki, është gjetur i vdekur në qytetin e Bratislavës, transmeton IndeksOnline.
Halenar, 35-vjeçar luajti për klubet; Inter Bratislav, Petrzalka, Slovan Bratislavë, Sigma, Borcice, Petrzalka dhe Gaflenz.
Ai po ashtu kishte bërë afro 6 paraqitje për Kombëtaren A të Sllovakisë në vitet 2007/2008.
Sulmuesi gjatë karrierës së tij të gjatë, shënoi afro 170 gola./IndeksOnline/