10:34 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / B O

Ndërron jetë trajner i fitnesit të Tottenhamit, krahu i djatht i Antonio Contes

Ka ndërruar jetë trajneri i fitnesit të Tottenham Hotspur, Giampeiro Ventrone. 62 vjeçari kishte pak ditë që i ishte nënshtruar një tretmani mjekësor, por që nuk ka arritur ta përballojë.

Nga nëntori i vitit 2021 me ardhjen e Conte, ai ishte një anëtar i stafit të Tottenhamit.

Ventrone pothuajse një jetë të tërë e kishte kaluar në Juventus. Marcello Lippi e prezantoi atë në botën e futbollit në vitin 1994.

Metoda revolucionare nga pikëpamja e fitnesit çuan në ndërtimin e një prej Juventusit më të fortë ndonjëherë.

Ventrone kishte punuar fuqishëm edhe me Ravanellin, pastaj me Cannavaron te Guangzhou në Kinë.

Te Tottenhami quhej si krahu i djath i Contes pasi që kishte ndikuar fuqishëm që të krijojë një skuadër tejet të fortë në aspektin fizik./Indeksonline/