18:19 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Ndërtimi i ‘Kosova e Re’ i dëmshëm për ambientin dhe xhepin e qytetarëve”

Visar Azemi nga KOSID ka vlerësuar si të dëmshme marrëveshjen e Kosovës me Contour Global për Termocentralin “Kosova e Re”.

Azemi e ka cilësuar ndërtimin e këtij termocentrali si të dëmshëm për ambientin, shëndetin publik si dhe në aspektin socio-ekonomik për qytetarët e Kosovës.

“Ky vendim është i gabuar edhe në kundërshtim me të gjitha parimet dhe masat që Kosova po merr për proceset integruese”.

“Hapi për ndërtimin e termocentralit të ri është marrë pa i shqyrtuar alternativat e tjera. Nuk është një hap i duhur dhe do të ketë impakt negativ në sektorë të ndryshëm si ambienti, shëndeti publik dhe do të prekë xhepat e qytetarëve” ka thënë Visar Azemi.

Azemi ka shtuar që ka shumë studime që tregojnë për përfitimet e energjisë alternative që nuk janë marre parasysh dhe se ndërtimi i “Kosova e Re” do ta kthej mbrapa Kosovës në proceset integruese në BE.

Temat: