17:44 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ndeshja Çeki – Kosovë nuk do të luhet në Pragë

Kosova ka përpara edhe dy “finale” për të siguruar kualifikimin në Europianin e vitit 2020.

Dardanët fillimisht do të jenë mysafir të kundërshtarit direkt për vendin e dytë, Çekisë e më pas presin në Prishtinë, Anglinë.

Ndeshja me çekët nuk do të luhet në kryeqytetin e tyre në Pragë, por në Plzen.

Stadiumi “Doodan Arena” i Victoria Plzen do të jetë nikoqir i Dardanëve në ndeshjen e parafundit të grupit A.

Ky impiant, i ndërtuar në vitin 1953 dhe i renovuar dy herë (2003 dhe 2011) ka një kapacitet prej 11.700 ulësesh.

Ndeshja Kosovë – Çeki do të luhet me 14 nëntor. /IndeksOnline/