22:38 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018

Barça ia ‘vjedh’ fitoren Vallecanos në minutat e fundit

Barcelona ka mposhtur Vallecanon me rezultat 3-2 me një kthesë rezultati në fund të takimit.

Katalunasit kaluan të parët në epërsi me golin e Suarez në minutën e 10-të.

Në minutën e 35-të Vallecano barazuan rezultatin me një gol mjaft të bukur nga Pozo. Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë.

Në pjesën e dytë Vallecano filloi të bëj punën e Barcelonës, duke shfaqur një lojë fantastike. Kjo rezultoi në golin e epërsisë në minutën e 57-të, ku shënoi Alvaro Garcia.

Kur mendohej që Barcelona humbi tre pikë, ndodhi kthesa e shpejtë. Demble në minutën e 87-të dhe Suarez në minutën e 90-të, i dhanë fitoren e radhës liderit të La Ligas. /IndeksOnline/

Mos i humb