08:17 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Ndeshja e fundit me Barcelonën? Përgjigjja e Iniestas befason tifozët (Foto)

Skuadra e Barcelonës është eliminuar nga Liga e Kampionëve. Klubi nga Katalunia u mposht në “Olimpico” me rezultat 3-0 nga Roma.

Pas ndeshjes, kapiteni i Barcelonës, Anders Iniesta tha se kjo mund të jetë ndeshja e tij e fundit në Ligën e Kampionëve me klubin spanjoll, transmeton IndeksOnline.

Ndeshja e juaj e fundit me Barcelonën në Ligën e Kampionëve? Ishte pyetja e gazetarit drejtuar mesfushorit spanjoll.

“Po është e mundshme”, tha Iniesta duke lënë që të kuptohet se në fund të këtij sezoni do të largohet nga “Camp Nou”.

Sipas mediave spanjolle, Iniesta shumë lehtë do të përfundojë në Kinë./IndeksOnline/