19:27 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ndeshja e ”nxehtë” me Zvezdën, Shaqiri tregon se çfarë pret nga tifozët serb

Xherdan Shaqiri insiston se mund ta përballet me çfardo që ndodhë në ndeshjen e kësaj jave në Champions League ndaj Crvena Zvezdën.

Reprezentuesi zviceran me prejardhje shqiptare startoi nga minuta e parë në fitoren, 1-0 ndaj Huddersfieldit, teksa asistoi te goli i fitores.

Tifozët e Zvezdës janë të pezulluar nga ndeshja në ”Anfield” të mërkurën, por Shaqiri e ka të garantuar një ”mirërpritje të nxehtë” në ndeshjen kthyese në Beograd.

27-vjeçari ishte i pezulluar nga FIFA pas festimit me shqiponjë ndaj Serbisë në Botëror duke festuar me shqiponjën dy krenare.

Xherdan Shaqiri of Switzerland celebrates after scoring his team's second goal during the 2018 FIFA World Cup group E match against Serbia

Shaqiri ka prejardhje kosovare, saktësisht nga Gjilani, andaj serbët e urrejnë tejmase atë pas ngjarjeve të fundit.

I pyetur nëse është i shqetësuar për këtë ndeshje, Shaqiri tha: ”Jo, aspak. Është vetëm një ndeshje normale dhe unë do ta trajtoj atë sikur ndeshjet tjera”.

”Natyrisht do të ketë persona që do të më vërshëllejnë mua. Por, unë e trajtoj çdo ndeshje njejtë”.

”Në fund, është vetëm një ndeshje futbolli. Por, është edhe e rëndësishme dhe ne duam ta fitojmë atë. Sporti nuk është politikë”, u shpreh Shaqa./IndeksOnline/