22:55 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ndeshje e “çmendur” në Madrid, Atletico merr pikë në minutën e fundit

Atletico Madrid dhe Juventus kanë luajtur baras me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Italianët shënuan të parët duke krijuar epërsi të dyfishtë.

Fillimisht Cuadrado në minutën e 48-të, e më pas Matuidi në minutën e 65-të realizuan për Zonjën e Vjetër.

Por Atletico nuk u dorëzua dhe ngushtoi epërsinë në minutën e 70-të me golin e Savic.

Rezultatin e barazoi Herrera në minutën e fundit, disa minuta pasi ishte futur në lojë. /IndeksOnline/