19:51 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ndeshje me t’i prishë sytë, Prishtina e Drenica nuk dhurojnë asgjë

Ka përfunduar pa gola ndeshja e javës së tetë që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Prishtina dhe Drenica kanë luajtur 0-0 në një ndeshje shumë të dobët me shumë pak raste, shkruan Indeksonline.

Formacionet e Dallkut dhe Lushtakut nuk arritën të konkretizojnë asnjë rast.

Mundësinë më të mirë në gjithë ndeshjen e pati Mankenda në minutën e 68-të, i cili goditi shtyllën.

Me këtë barazim Prishtina mbetet në pozitën e 6 me 14 pikë, derisa Drenica është në vendin e tetë me 10 pikë. /IndeksOnline/