10:36 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Ndeshjet e mëdha janë për skuadrat e mëdha” – Gramoz Vokrri inkurajon futbollistët para ndeshjes

Kosova e ka rastin që sonte ta shkruajë historinë në Ligën e Kombeve.

Pas fitores ndaj Maltës, futbollistët kosovar e kanë vetëm një opsion sonte ndaj Azerbajxhanit – fitoren.

Në rast të kësaj, Kosova do ta fitonte grupin përkatës dhe do të kualifikohej në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni, transmeton IndeksOnline.

E krejt ky sukses do t’i dedikohet legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili nuk gjendet sot në mesin tonë.

Para ndeshjes, djali i tij, Gramozi, ka inkurajuar futbollistët kosovar, duke thënë se ”ndeshjet e mëdha janë për skuadrat e mëdha”.

”Ndeshjet e mëdha janë për skuadrat e mëdha”, shkroi shkurt Gramozi në Facebook./IndeksOnline/