18:40 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

”Ndihem më mirë se para pesë, gjashtë apo shtatë vitesh” – thotë Buffon

Portieri i Paris Saint-Germain, Gigi Buffon insiston se ndihet më mirë se ”pesë, gjashtë apo shtatë vite më parë”.

40-vjeçari u largua nga Juventusi pas 17 vitesh, por para pensionimit, ai vendosi që ta vazhdojë karrierën në Ligue 1.

”Nuk kam ide se si lojtarët tjerë më shikojnë mua, dhe madje ndihem paksa i shqetësuar”, tha Buffon në një intervistë për France Football.

”Pas 40 vitesh në itali, nuk është e lehtë ta ndryshoni jetën mbrenda natës”.

”Por, mua më pëlqen ta sfidoj veten. Më pëlqen të zhvillohem, të përballem me vështirësi dhe e kuptoj se si mund t’i kaloj këto gjëra”.

”Ndihem më mirë tani. Ndihem më mirë se para pesë, gjashtë apo shtatë vitesh”./IndeksOnline/