18:51 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ndihmës-trajneri i Kosovës: Nuk flasim me futbollistët e Shqipërisë

Ndihmës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti ka diskutuar zhvillimet e fundit te Kombëtarja.

Në mes të tjerash, ai ka folur edhe për largimet e fundit të lojtarëve nga Kosova drejt Shqipërisë.

Në emisionin, ”90 Plus”, Sahiti, megjithatë, tha se Kosova nuk do të negociojë asnjëherë me asnjë futbollist që luan te Kombëtarja shqiptare, transmeton IndeksOnline.

”Nuk flasim me futbollistët që janë pjesë e Kombëtares së Shqqipërisë”.

”Nuk duam lojtarë që nuk janë të vendosur plotësisht, pra që janë me dy mendje”, u shpreh Sahiti.

Tutje, Sahiti e komentoi edhe refuzimin e Florent Hadërgjonaj.

”Hadërgjonaj na premtoi shumë, megjithatë në fund vendosi që ta përfaqësojë Zvicrën”, shtoi Sahiti./IndeksOnline/