20:14 / E Premte, 01 Tetor 2021 / OSH

Ndihmësi i Pep Guardiolas mund të jetë zëvendësues i Koeman

Rezultatet e fundit të Barcelonës kanë bërë që trajneri Ronald Koeman të jetë shumë afër largimit, me klubin që ka filluar të mendojë për pasardhësin e tij.

Xavi Hernandez, Roberto Martinez dhe Andrea Pirlo kanë qenë disa nga emrat që janë përmendur për të marrur drejtimin e Barcelonës, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Emri i fundit që është lakuar ka qenë ai i Juanma Lillo i cili aktualisht është ndihmës i Pep Guardiolas tek Manchester City, transmeton Indeksonline.

Ai është që një vit në rolin e ndihmës trajnerit tek cityzens, teksa këtë rol e kishte ushtruar edhe tek kombëtarja e Kilit në vitin 2015 -16, si ndihmës i Jorge Sampaolit.

Lillo me Guardiolan ka arritur të fitojë Premier Ligën dhe English Cup në sezonin që lamë pas.

Poashtu, si trajner ai ka menaxhuar disa skuadra spanjolle duke përfshirë Real Sociedad e Real Zaragoza në vitet 200. Trajneri 55 vjeçar ishte edhe trajner i skuadrës Vissel Kobe, në të cilin luan mesfushori Andes Iniesta. /Indeksonline/