21:41 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ndizen qirinj në nderim të legjendës Fadil Vokrri (Foto/Video)

Legjenda e futbollit Fadil Vokrri ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm në moshën 57 vjeçare.

Për të nderuar Vokrrin, shumë qyetetarë dolën dhe ndezën qirinj para Teatrit Kombëtar.

Në mesin e tyre, kishte edhe zyrtar të partive politike të LDK-së, si Arban Abrashi, Ismet Beqiri dhe Kujtim Shala, raporton Indeksonline.
Po ashtu, qirinj ndezën edhe zyrtar FFK-së, trajnerë e sportist.

Vokrri do të varroset nesër nga ora 17:00, kurse nga ora 12:00 do të ketë homazhe, dhe pastaj edhe mbledhje komemorative./Indeksonline/