75 Mall Live Search
10:29 / E Diele, 05 Prill 2026 / L A

Ndodh edhe kjo në Argjentinë, portieri shkon ta përqafojë rivalin pasi humbi penalltinë

Mbrëmë në Argjentinë është zhvilluar një nga derbitë më të mëdhenjë.

Independiente, luajti ndaj rivalëve të përbetuar, Racing në një ndeshje që çdo herë ka sjellë tensione dhe drama.

Ajo çka ra në sy është një penallti e Racingut, të cilin Adrian Martinez e huqi me një “Panenka” të dështuar.

Por pas penalltisë ishte befasia e vërtetë, me portierin e Independientes që shkoi ta përqafonte për atë.

Kjo doli të ishte dhe një gëzim për Independienten, të cilët e fituan ndeshjen me rezultat 1-0 pas golit të Avalos./IndeksOnline/