09:20 / E Mërkurë, 31 Janar 2024 / Gj. Sh

Ndodh në Tajlandë! Bëhet kinse është Xabi Alonso dhe u kërkon para tifozëve për të udhëtuar në Liverpool

Një ngjarje interesante ka ndodhur në shtetin e Tajlandës, ku një person është duke i mashtruar njerëzit kinse është trajneri spanjoll, Xabi Alonso.

Dikush verifikoi një faqe me emrin e trajnerit të Bayer Leverkusen dhe po i shkruan personave të ndryshëm, duke i kërkuar të holla, shkruan Indeksonline

Në mesazhin që po i dërgohet cdo tifozi të Liverpoolit në Tajlandë, shkruhet: Përshëndetje, jam Xabi Alonso. Do të jem në krye të Liverpoolit nga sezoni i ardhshëm. Por, kam nevojë për para për të udhëtuar drejt Liverpoolit.

Shuma që po i kërkohet është 300 baht (7.85 euro).

Kujtojmë që skuadra e Liverpoolit nga sezoni i ardhshëm do të jetë pa trajner, pasi Jurgen Klopp ditë më parë njoftoi largimin nga “The Reds”.

Në anën tjetër, Xabi Alonso është kandidati favorit për t’u emëruar trajner i Liverpoolit./Indeksonline/