14:33 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Ndodh për herë të parë në Ligën e Kampionëve

Për herë të parë do të ketë vetëm skuadra nga katër ligat kryesore europiane të futbollit në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Fjala është për Spanjën, Anglinë, Italinë dhe Gjermaninë. Në total, 29 trofe Champions-i, nëse i mbledhim të gjitha ato që arrijnë pesë nga klubet e kualifikuara në këtë raund. Manchester City, Sevilla dhe Roma nuk e kanë fituar këtë kompeticion madhor për klubet në Kontinentin e Vjetër. Të tetë ekipet e kualifikuara kanë gjithsej 126 paraqitje në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, me Real Madridin, duke luajtur më shumë raunde. “Los Blancos” i kanë arritur këto lartësi të konkurrencës në 35 raste.

Me mposhtjen e fundit të PSG-së, skuadra madrilene e shijon për herë të tetë të njëpasnjëshme këtë “stacion” të Champions-it. Real Madridi nuk mbetet jashtë çerekfinaleve që nga sezoni 2010-2011. “Galakticos” kanë shkuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve në 28 raste nga këto kualifikuese. Klubi i dytë i “tetëshes” aktuale, të kualifikuar, me më shumë paraqitje në këtë raund është Bayern Munich, i cili arriti, pasi mposhti Besiktasin, çerekfinalen e 22-të. Është një tjetër ecuri fikse si e Real Madridit, sepse hera e fundit, që bavarezët nuk arritën në këtë raund, ishte në sezonin 2010-2011. Juventusi është një tjetër klasik i çerekfinaleve të Champions-it në vitet e fundit, teksa shtoi këtë vit raundin e 18-të, duke kaluar në gjysmëfinale në 12 raste. Sigurisht, ekipi bardhezi nuk ka mundur të arrijë në çerekfinale në dy sezone të njëpasnjëshme që nga viti 2006.

Me kalimin pa probleme karshi Chelsea, Barcelona shtoi praninë e saj të 11-të radhazi në çerekfinale, një rekord. Në total, katalanasit do të luajnë në çerekfinalen e 22-të, duke shkuar në gjysmëfinale 15 herë. Liverpool nuk ka arritur në çerekfinale që nga sezoni 2008-2009, ndërsa ai i tanishmi është raundi i 14-të që e mbërrin këtë “stacion”. Për Romën do të jetë prania e saj e katërta në këtë fazë të konkurrencës, në të cilën ai nuk u shfaq që nga edicioni 2008-2009. Sevilla dhe Manchester City mbyllin renditjen. Lojtarët e Sevilla kanë luajtur tashmë një çerekfinale Champions-i në edicionin 1957-1958, ndërsa Manchester City ka arritur në këtë raund në sezonin 2015-2016.