75 Mall Live Search
21:16 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ndodhë më e keqja, tifozët hedhin mjete piroteknike në fushën e lojës

Një skenë jo e mirë ka ndodhur sonte në stadiumin, ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kur po zhvillohet pjesa e dytë në mes të Dritës dhe Prishtinës, tifozët kanë hedhur mjete piroteknike në fushë.

Tifozët e Dritës, kanë hedhur mjete piroteknike gjë që është e ndaluar me rregulla të UEFA’së dhe FIFA’së.

Këto pamje sigurisht i kanë parë edhe zyrtarët e UEFA’s që janë sonte të pranishëm në stadiumin e ri “Fadil Vokrri” .

Përndryshe, Prishtina është në epërsi, 1-0 me golin e shënuar nga Mankenda./IndeksOnline/