21:21 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Ndodhë për herë të parë, klonohen dy majmunë, ja si duken (Video/Foto)

Dy majmunë janë të parët që janë klonuar duke përdorur teknikën që krijoi ‘Dolly Delet’.

Teknika sjell perspektivën  se klonimi edhe i qenieve njerëzorë është shumë më afër. Por shkencëtarët paralajmërojnë se nuk mund të ketë arsye të mirë për të krijuar klone të tilla, dhe se çështjet etnike edhe ligjore duhet të marrin përgjigje  për një hulumtim të tillë.

Kjo teknikë laboratorike lejonë klonimin e majmunëve gjenetikisht identikë të njëjtë, transmeton Indeksonline.

Dy majmunë të njëjtë nga gjatësia dhe shumë gjëra të tjera, të quajtur Zhong Zhong dhe Hua Hua, lindën tetë muaj  më parë në një laboratorë në Kinë.

Ata përfaqësojnë shtrirjen më të lartë të teknologjisë së klonimit që ngjasojnë tërësisht me njëri-tejtrin.

The Indepedent ka raportuar se ata janë të parët e klonuar dhe që prodhohen duke përdorur teknikën e transferimit bërthamor të qelizave të vetme (SCNT), që përfshin transferimin e ADN-së, së bërthamës qelizore në një qelizë vezësh  të dhuruara, e cila më pas nxit zhvillimin e një embrioni dhe është i njëjti proces i përdorur për ‘Dolly delet’.

Puna e mëparshme thuhet se është mbështetur në ndarjen e embrioneve, e cila është i njëjti fenomen që ndodh kur binjakët lindin dhe mund të prodhojnë vetëm katër pasardhës.

Madje sipas shkencëtarëve thuhet se teorikisht do të ishte më e lehtë që të klonohet një njeri. Por sigurisht kjo vazhdon të jetë më pak e mundshme për arsye të kundërshtimeve në etikë dhe rregullave që nuk lejojnë të ndiqet një plan i tillë.

Shkencëtarët thonë se do të vazhdojnë të ndjekin rritjen e dy majmunëve të klonuar dhe se presin që të vazhdojnë klonimin e disa të tjerëve në muajt e ardhshëm./Indeksonline/