18:13 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ndriçohet Prishtina! Shikoni pamjet mahnitëse (Video/Foto)

(I plotësuar) – Në kryeqytet janë ndezur dritat për të shënuar kështu fundin e vitit 2017.

Kjo i ka dhënë një pamje mahnitëse qytetit, shkruan Indeksonline.

Ndezjen e dritave e ka bërë kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili u pa i lumtur në mesin e shumë fëmijëve që e kishin rrethuar./Indeksonline/

 

……………………………………………………………………………..

Para ndezjes së dritave, fëmijët e rrethojnë Shpend Ahmeti në shesh (Video/Foto)

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dalë në sheshin Zahir Pajaziti për të ndezur dritat e fundvitit në kryeqytet.

Ai është rrethuar nga shumë fëmijë, me të cilët është fotografuar, raporton Indeksonline.

Ahmeti para se të vinte në shesh ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Vetëvendosjes, e cila akoma nuk ka përfunduar dhe ai pritet të kthehet në këtë takim pasi të përfundojë ceremoninë e dritave./Indeksonline/