09:45 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ndryshimi i madh në CL: Pse ndeshjet do të zhvillohen nga ora 18:55 dhe 21:00?

Tifozë të futbollit, kemi një lajm të mirë për ju – Champions League po rikthehet!

Kompeticioni më prestigjioz evropian do ta fillojë edicionin e ri këtë javë kur faza e grupeve të fillojë në mbrëmjen e sontme.

Liverpooli dhe Tottenhami do të përballen me Paris Saint-Germain, respektivisht me Interin, derisa dy klubet nga Mançesteri do të përballen me Lyonin, respektivisht me Young Boys.

Por, ka një ndryshim të madh te oraret e ndeshjeve, ku ndeshjet e fillojnë në orare më të ndryshme, teksa në vitet paraprake orari i të gjitha ndeshejve ishte 20:45.

Këtu keni gjithçka që ju duhet të dini:

Çfarë nënkuptojmë me oraret e reja të ndeshjeve:

UEFA ka njoftuar se oraret e ndeshjeve do të ndryshojmë këtë sezon duke i replikuar ndeshjet e Europa Leagues.

Në sezonet paraprake, ndeshjet kanë filluar në orën, 20:45, në përjashtim të vendeve si Rusia.

Por, këtë sezon, ndeshjet do të zhvillohet në ora, 18:55 dhe 21:00.

Kështu kjo do t’i lejojë që më shumë ndeshje të transmetohen në televizione. Këtë vendim, UEFA do ta rishqyrtojë sërish në fund të sezonit, 2020/21.

Pse janë ndryshuar oraret e ndeshjeve këtë sezon?

Pse, ju dëgjojmë juve duke pyetur? Sepse paraja dominon botën.

UEFA shpreson se ndryshimi i orarit të ndeshjeve do të sjellë më shumë të ardhura pasi që më shumë ndeshje do të transmetohen në televizione.

Megjithatë, kjo do të një mjaft e vështirë për tifozët, pasi që në ndeshjet që fillojnë nga ora, 18:55, ata detyrohen që menjëherë pas punës së tyre, të shkojnë në stadium për ta përcjellur skuadrën e zemrës.

Cilat skuadra do të ndikohen nga kjo?

Disa prej klubeve më të mëdha evropiane do të ndikohen nga oraret e hershme në javën e parë të fazës së grupeve.

Të martën, sonte, Barcelona e pret PSV-n në ”Camp Nou” me fillim nga ora, 18:55, derisa Interi përballet me Tottenhamin në ”Giuseppe Meazza” në kohë të njejtë.

Image result for ajax

24 orë më vonë, Ajaxi përballet me AEK Athens, derisa Shakhtar Donetsk do të përballet me Hoffenheimin./IndeksOnline/