10:44 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ndryshohet topi për fazën eliminim direkt (Foto)

Të enjten mbyllet faza e grupeve në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Dhe, duke filluar nga dita e shtunë, në Kampionatin Botëror nis faza eliminim direk, shkruan IndeksOnline.

Shumë risi do të ketë në këtë fazë. Përveç zëvendësimit të katërt, që mund të bëhet në vazhdime, në këtë raund do të ketë edhe një tjetër risi.

Bëhet fjalë për topin, i cili pritet të ndryshojë në këtë fazë. Ai është i njëjtë me të parin, por vetëm ngjyra i ndryshon.

Prodhuesi “Telstar Machta” ka menduar se në këtë fazë ky top ta ketë pamjen më interesante me ngjyrat kuq dhe ari.

Kujtojmë që deri më tani janë mësuar vetëm dy cifte në fazën eliminim direkt. Rusia takohet me Spanjën, kurse Portugalia me Uruguain./IndeksOnline/