22:16 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ndryshon historia, por ”Topi i Artë” mbetet në Madrid

Në ceremoninë e sotme në Paris, është ndarë çmimi më prestigjioz evropian, ”Topi i Artë”.

Pas një dominimi 10-vjeçar nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, çmimin sonte e ka fituar dikush tjetër.

Bëhet fjalë për mesfushorin kroat, Luka Modric, i cili kishte një sezon impresiv së fundmi, transmeton IndeksOnline.

Në nivel ekipor, Modric e fitoi Champions Leaguen me Real Madridin, ndërsa sukses pati edhe në nivel ndërkombëtar.

Me Kombëtaren e Kroacisë, Modric arriti deri në finalen e Kupës së Botës për t’u mposhtur nga Franca.

Në këtë kompeticion, gjithashtu, Modric u shpallë më i miri, si dhe mori çmimin e më të mirit nga viti prej UEFA-s dhe FIFA-s./IndeksOnline/