16:28 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Në Amerikë veturat do të kenë një kohëzgjatje të limituar për ngrohje

Duket e dobishme dhe e përshtatshme për të hyrë në një veturë që tashmë është ngrohur paraprakisht.

Por, ky fenomen mund të jetë i paligjshëm në vendin ku jetoni.

Një veturë që qëndron e ndezur në vend – në temperatura të ftohta, krijon ndotje duke marr kilometrazhin më të keq të gazit – zero milje për gallon pasi nuk lëviz. Përvec kësaj, një motor i ftohtë nuk funksionon aq efikas sa një motor i ngrohtë, kështu që në të vërtetë shpërndan më shumë ajër ndotës sesa normalja.

Sipas një dokumenti të zbuluar kohët e fundit të EPA-s, 30 shtete plus Distrikti i Kolumbias aktualisht kanë bërë ligje që rregullojnë kohëzgjatjen e ngrohjes së veturave, transmeton Indeksonline.

Dokumenti i liston ligjet e shtetit dhe ato të bashkive lokale.

Për shembull, në Massachussets ndalohet ngrohja e veturës më gjatë se 5 minuta, me përjashtime të automjeteve të shërbimit publik. Kjo llogaritet kohë e mjaftueshme për të fshirë borën nga vetura juaj.

Poashtu edhe qytete si Cambridge, Chicopee dhe Peabody kanë ligjet e tyre në lidhje me ngrohjen e veturës në vend, e që janë më të rrepta se kufizimet e shtetit.

Në disa vende tjera në Amerikë ( në bazë të temperaturave ) nuk lejohet fare të ngrohet vetura nëse është shumë ftohtë. /IndeksOnline/