10:37 / E Enjte, 30 Mars 2023 / AR

Në Argjentinë e bëjnë të sigurt, “i çmenduri” merr drejtimin e kombëtares së njohur latine

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga mediat argjentinase, që bëhet fjalë për trajnerin Marselo Bielsa, i cili është gati për një aventurë të re pasi shkarkua nga Lidsi gati një vit më parë.

“I çmenduri” do të jetë trajneri i ri i Uruguait, siç raporton “TyC Sports”, duke marrë vendin e të larguarit Diego Alonso.

67-vjeçari do të firmosë një kontratë deri në fund të kualifikueseve të Botërorit të 2026, me mundësinë e rinovimit nëse skuadra arrin të kualifikohet.