12:22 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Në ditën e Pavarësisë, kolona të mëdha në kufirin me Shqipërinë [Foto]

Me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës shumë qytetarë ia kanë mësy Shqipërisë.

Të njëjtit po presin me orë të tëra në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan Indeksonline.

Besohet se shumë kosovarë këtë festë kanë vendosur ta kalojnë jashtë vendit të tyre.

Kësisoj, mësohet se kolonat e automjeteve janë krijuar deri në 2-3 kilometra.

Më poshtë pamjet:

/Indeksonline/