19:11 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / Gj. Sh

Në Dragash u organizua turne për 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Për tri ditë radhazi, me 4,5 dhe 6 mars, në Dragash u organizua turne në futboll të vogël, për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Organizator të këtij turneu ishte Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Komunën e Dragashit, së bashku me Organizatën e Veteranëve të Luftës – Dega në Sharr, shkruan IndeksOnline.

Aty morrën pjesë skuadra të përfaqësuar nga institucionet komunale.

Turneu filloi me ndeshjen mes skuadrës së Komunës së Dragashit, kundër asaj të Bashkësisë Islame në Dragash.

Sipas mediave lokale, fituese e turneut ishte skuadra e Policisë së Kosovës, e cila në finale mposhti skuadrën e Qëndrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Futbollisti më i mirë dhe golashenusi më i mirë i turneut u shpall Behar Rifaj, ndërsa Asllan Krasniqi portieri më i mirë, të dy nga skuadra e Policisë./IndeksOnline/